FIFA
Merkato e klubit të Gramshit të femrave, është zhbllokuar. Kujtojmë se lajmi për këtë “bllokim” nga FIFA u bë i ditur në fund të dhjetorit të vitit të shkuar, duke qenë një rast i paprecedentë.
Megjithatë, mësohet se klubi gramshiot ia ka dalë dhe tashmë ka “lirshmërinë” për të regjistruar transferimet. Zyrtarisht nga dita e sotme, merkato e Gramshit është e zhbllokuar.
Kujtojmë se vajzat gramshiote mbeten pretendente për titullin kampion. Në Superiore, ato po konkurrojnë fort Vllazninë.
Poll
