Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Rinovim apo largim?! Kenan Yildiz merr VENDIMIN për të ardhmen, Real Madrid mbetet... “thatë”

Shkruar nga NEWSPORT
Rinovim apo largim?! Kenan Yildiz merr VENDIMIN për të ardhmen, Real
Kenan Yildiz

Kenan Yildiz është pranë rinovimit të kontratës me Juventusin, me palët që kanë gjetur sërish gjuhën e përbashkët pas një periudhe të paqëndrueshme. Mbetet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes, ndërsa klubi e konsideron lojtarin një nga shtyllat e së ardhmes.

Roli më i rëndësishëm në skuadër dhe vlerësimet publike nga Spalletti kanë ndikuar ndjeshëm në vendimin e sulmuesit. Kontrata e re parashikon një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon dhe vlefshmëri deri në vitin 2031.

Interesimi i Real Madridit ishte konkret, i nxitur edhe nga menaxheri Jorge Mendes, por situata ndryshoi pas ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të John Elkann.

Rritja e formës së Juventusit në javët e fundit ka bindur përfundimisht Yildizin, i cili pritet të firmosë zyrtarisht në ditët në vijim.

Poll

Lexo gjithashtu