• Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Newsport.al
Newsport.al
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Home
DOSSIER

Abdurrahman Roza Haxhiu, dëshmori i fushës së blertë shqiptare

July 12, 2016 DOSSIER 0 comments

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Abdurrahman Roza Haxhiu, dëshmori i fushës së blertë shqiptare
DOSSIER
Abdurrahman Roza Haxhiu

52 vite më parë më 19 maj 1964 u shua në një moshë fare të re ylli i futbollit shqiptarë Abdurrahman Roza Haxhiu. Një ëndërr që nisi që fëmijë në fushën e blertë të vendlindjes dhe që do të përfundonte po aty në fushën e blertë europiane nga një goditje vdekjeprurëse në kokë. Abdurrahman Roza Haxhiu lindi në qytetin e Lushnjës në lagjen “Kongresi i Lushnjës” më 30 shtator 1930. Djali i Bajram Haxhiut,një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës. Që në fëmijëri Roza, ëndërronte të bëhej futbollist. Talenti i tij u duk që në moshën e re në ekipin e Traktorit të Lushnjës. Roza Haxhiu ishte një futbollist i shquar shqiptar i viteve 50-60, talent i rrallë si dhe golashënues i klasit të parë me ekipin kombëtarë Shqipërinë, Lushnjen, Dinamon, Besën e Partizanin.

largea_11793228_1607304656186744_1021261105_n1438012436Abdurrahman Roza Haxhiu,jetoi shumë pak, rreth tri dekada e gjysëm, e thuajse gjysmën e viteve të moshës së tij, ja kushtoi futbollit,sportit të zemrës. Madje, në rast se do të thonim se sporti ka dëshmorët e tij, Roza është nga ata luftëtarë, që me të vërtetë ra në fushën e blertë të stadiumit, i aksidentuar për vdekje, nga një goditje vdekjeprurëse në kokë, e cila i ndërpreu në mes jetën që aq bukur dinte ta jetonte. Dhe kjo i ndodhi, kur ai mbante veshur fanelën e kuqe të Partizanit, duke nderuar jo vetëm ngjyrat e tij, por edhe të sportit mbarëkombëtarë. Kësisojë, ai është një nga dëshmorët më të spikatur të futbollit partizanas dhe shqiptarë…Roza Haxhiu këpucët e futbollit i veshi fillimisht me Besën e Kavajës më 1950, ku u dallua si një mesfushorë me vizionë të gjerë. Vetëm një vit më vonë, pasi “ka rënë në sy”, kalon tek Partizani, përkrah emrave të shquar të futbollit tonë si Boriçi, Resmja, Kraja etj. Dhe pa kaluar dy vjet Boriçi (tashmë trajner), së bashku me Jançen i besojnë fanelën e përfaqësueses në Festivalet Botërore të Rinisë. Rrugët tashmë janë hapur: në vitin 1955, kur Dinamo do të ndeshej me Dozhën e Budapestit, Roza thirret si përforcim në radhët e kryeqytetasve. Hungarezi i madh i atyre viteve, Suza do të shprehej pas ndeshjeve: ”Ai (Roza Haxhiu) është një futbollist i kalibrit evropian”.

Në atë takim Roza ka pasur detyrën e një mbrojtësi të lirë. Ekipi hungarez ka hedhur në fushë lojtarët më të mirë të asaj kohe, që edhe pse në fushën e vet nuk largea_12182175_1633719270211949_660129191_n1445780658ka mundur të marrin më shumë se një barazim. Lojtarët hungarez ishin të një kalibri evropian në atë periudhë. Megjithatë, Dinamo me lojën e saj ka mundur të tërheqë vëmendjen e specialistëve ndërkombëtarë. Roza Haxhiu luajti edhe për skuadrën kombëtare Shqiptare. Nuk mund të ishte rastësi aktivizimi i Roza Haxhiu-t me përfaqësuesen shqiptare. E rëndësishme në atë kohë ishte aktivizimi i ndonjë ekipi shqiptar në veprimtarinë ndërkombëtare. Ekipi që kishte fatin i nevojiteshin lojtarë me cilësi.

Teknika dhe cilësia e pakrahasueshme e Rozës, nuk kishte sesi të shpëtonte nga vëmendja e federatës. Pas kësaj, nuk mund të harrohen fitoret ndaj Çekosllovakisë 3-0 dhe fitorja me Poloninë. Në ato ndeshje Roza Haxhiu dha maksimumin, duke u kthyer në një simbol të futbollit shqiptarë. Në dy vitet e mëpastajme, ai është i kudondodhuri i Partizanit: i papërtueshëm, i shkathët, teknik, me një diapazon të gjerë për lojën, e mbi të gjitha, me një shpirt tepër të madh. Bashkëkohësit kujtojnë padyshim Roza Haxhiu-n që shënoi golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes Partizani-Dinamo në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, e cila përfundoi me fitoren e merituar të Partizanit 3:1 dhe qe i dha titullin kampion i vitit 1957 në kampionatin e 20-të kombëtarë, Partizanit. Dhe për të plotësuar figurën e tij komplekse,si futbollist, nuk mund ta lësh pa përmëndur takimet e paharruara të Partizanit në Leipzig të Gjermanisë,në shtator të vitit 1958 ku krahas gjithë ekipit,kontribut të veçantë për fitimin e medaljeve të argjendta dha edhe Roza Haxhiu. Në vitin 1958, ”Partizani” merr pjesë në një turne miqësor në Bullgari. Në një nga takimet e forta me “ekipin e “Plevenit”, të të njëjtit qytet,i cili përfundoi 2:1,në favor të ekipit tonë, Roza dëmtohet rëndë. Megjithëse i dëmtuar,me shpirt të lartë sakrifice,ai luajti për më shumë se 1 vit edhe me ekipin e “Dinamos” e më pas kthehet në qytetin e tij. Kur kthehet në qytetin e tij, duke mos u shkëputur nga futbolli,merr drejtimin e skuadrës lushnjare, duke luajtur edhe vetë.

photo-08-09-09-21-10-40

Stadiumi i Lushnjës që mban emrin “Roza Haxhiu”

Pas dy finalesh me Erzenin, të fituara 3-2 e 6-2, Roza Haxhiu bën që Traktori i atëhershëm të futej për herë të parë në elitën e skuadrave të vendit. Ekuipazhi sportiv i konsoliduar nga Abdurrahman Roza Haxhiu triumfon në Kampionatin e Kategorisë së dytë duke u shpallur kampionë i tij në 1960. Futja në kategorinë e parë i hapi shtegun futbollit lushnjarë për tu përfaqësuar më 1960 në kampionatin kombëtarë të rezervave bashkë me: Partizanin, Dinamon, Vllazninë, Flamurtarin, Skënderbeun, Labinotin, Besën dhe Tomorrin duke zënë edhe vend nderi. Në Maj-Korrik 1963 caktohet për përzgjedhjen dhe përgatitjen e një grup moshe 13-14 vjeçarësh për Spartakiadën Kombëtare që zhvillohej çdo vit në kampin e pionerëve “Qemal Stafa” në Durrës. Në periudhën Shkurt-Mars 1964 punoi si mësues i edukimit fizik në shkollën e mesme të qytetit të Lushnjes “18 Tetori”. Goditja e Poldovit e vitit 1958,kur ”Partizani” mori pjesë në një turne miqësor në Bullgari, ku Roza u dëmtua rëndë nuk e kishte “harruar”. Ajo madje është shndërruar në sëmundjen e përbindëshme që i kërcënonte jetën.

Pas shumëpërpjekjesh burokratike,arrin të sigurojë leje-kalimi për tu operuar në Itali. Por është tepër vonë…19 Maj i vitit 1964 rrëmben Rozën nga gjiri i familjes, shokëve, miqëve, të afërmëve, bashkëlojtarëve. Abdurrahman Roza Haxhiu iku si rrallëkush:ai pati fatin të ndahet nga jeta duke merituar respektin,vlerësimin dhe përjetësinë.Mijëra sportdashës Lushnjarë e nga rrethet e tjera,banda nga Kavaja drejtonte kortezhin.Ashtu me duart e lëshuar Xha Bami (i ati) hedh vështrimin rreth e qark.Mizeri njerzish.Përkulet tek koka e arkivolit: -”Ah mor bir.Nuk e dija se kishe pasur kaq miq e shokë”.Roza Haxhiu ka vdekur vetëm fizikisht,ai do të mbetet i pavdekshëm në fushën e blertë shqiptare.

Por ka edhe një kuriozitet që lidhet me emrin e këtij legjende të futbollit lushnjar.Emri i vërtetë i Roza Haxhiu-t është Abdurrahman.Vëllai i tij Ali (Lika) Haxhiu e sqaron edhe “pagëzimin” e Abdurrahmanit në Roza. “Fundi i viteve 40, dera e dhomës së vizitave u hap dhe në prag të saj një djalë i gjatë, mjaftë simpatikë u shfaqë para doktor Çabej. Ishte Abdurrahmani, që kishte ardhur për tu vizituar. Në formën e një supersticioni doktor Çabej propozoi që atij t’i ndryshohej emri. Ai ishte i pari që e quajti Roza, për të simbolizuar më shumë një lule të bukur, siç është trëndafili.ROZA-Trëndafil ai përcaktim i doktorit doli jashtë dhomës dhe nuk u desh shumë kohë që Roza të zëvendësonte Abdurrahmanin që sportdashësit lushnjarë e më gjerë të mos e ndanin emrin e parë nga i dyti-n Abdurrahman Roza Haxhiu. Roza-Trëndafil e quajti sepse trëndafil qe në jetë dhe në fushën e futbollit. Prandaj dhe populli e thithi këtë emër menjëherë dhe nisi ta quaj Roza-Abdurrahmanin”, tregon vëllai i Abdurrahman Roza Haxhiu-t.

Për meritat e tij në sportin e bukur e burrëror të futbollit Roza Haxhiu u nderua pas vdekjes në vitin 1971 me titullin e lartë “Mjeshtër i Merituar i Sportit”,në vitin 1999 nga ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Edi Rama i është dhënë titulli “Nderi i Sportit Shqiptar” dhe nga Bashkia Lushnje është nderuar me titullin “Qytetar Nderi”.Edhe për ta kujtuar gjithnjë këtë legjendë të futbollit shqiptarë në tribunën e stadiumit të qytetit të lindjes  në Lushnje është shkruar një emër i nderuar Abdurrahman Roza Haxhiu.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Next article Firmos ish-futbollisti i Tiranës
Previous article Video/ Luzerna i falet këmbëve të shqiptarit

Cili ekip shqiptar do të shkojë më larg në Kupat e Europës?

View Results

Loading ... Loading ...

Shkrime të Ngjashme

U dashuruan me lojën e tij, rrëfehet ish-lojtari i Vllaznisë që “theu prangat” e komunizmit dhe u arratis nën hundën e sigurimit: Për të ardhur nga Shqipëria në Greqi i kemi vënë thikën në fyt njëri-tjetrit
April 25, 2022

U dashuruan me lojën e tij, rrëfehet ish-lojtari i Vllaznisë që “theu prangat” e komunizmit dhe u arratis nën hundën e sigurimit: Për të ardhur nga Shqipëria në Greqi i kemi vënë thikën në fyt njëri-tjetrit

DOSSIER/ Mjeshtri i madh Skënder Halili, “postblloku” i futbollit shqiptar që bëri për vete gjithë Europën (SI U BURGOS PËR NJË KARTMONEDHË)
March 2, 2022

DOSSIER/ Mjeshtri i madh Skënder Halili, “postblloku” i futbollit shqiptar që bëri për vete gjithë Europën (SI U BURGOS PËR NJË KARTMONEDHË)

Dossier/ “Kur lindi partia” dhe “Dinamo”
December 15, 2021

Dossier/ “Kur lindi partia” dhe “Dinamo”

Tragjedia e 36 viteve më parë, zjarri në stadium dhe 56 jetët e pafajshme të shuara
May 11, 2021

Tragjedia e 36 viteve më parë, zjarri në stadium dhe 56 jetët e pafajshme të shuara

Politologu publikon FOTON, si survejoheshin futbollistët e Kombëtares kur largoheshin nga Shqipëria
April 5, 2021

Politologu publikon FOTON, si survejoheshin futbollistët e Kombëtares kur largoheshin nga Shqipëria

PERSONAZH / Nebile Roboçi, notarja e viteve '50 nuk e ka prishur miqësinë me detin as në 85-at e saj
March 30, 2021

PERSONAZH / Nebile Roboçi, notarja e viteve '50 nuk e ka prishur miqësinë me detin as në 85-at e saj

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Lajmet e fundit

___

Jul 27 12:13 AM
BOTA

U eleminuan nga Champions League, trajneri i SHKUPIT: Krenar me lojtarët e mi, gati për 4 ndeshjet europiane

Jul 26 11:58 PM
BOTA

Angli e jashtëzakonshme, përfaqësuesja e Tre Luanëve kualifikohet në finale të Europianit

Jul 26 11:45 PM
BOTA

Robert Lewandowski në super formë, gruaja është “çelësi” i suksesit

Jul 26 11:32 PM
VENDI

VIDEO/ Atmosferë pozitive te shkodranët, Vllaznia do të transmetohet në këtë kanal televiziv

Jul 26 11:18 PM
BOTA

VIDEO/ Pritje spektakolare, Paulo DYBALA surprizohet nga tifozët e Romës

Jul 26 11:08 PM
KOSOVA

10 gola gëzojnë Ilir Dajën, trajneri kryeqytetas: Na ndihmojnë për kampionatin

Jul 26 11:00 PM
KRYESORE

ZYRTARE/ Laçi prezanton mesfushorin e Polonisë, 30-vjeçari “blindon” kurbinasit (DETAJET)

Jul 26 10:58 PM
BOTA

VIDEO/ Nuk ka histori për Shkupin, një shqiptar i eleminon nga Champions League

Jul 26 10:38 PM
BOTA

VIDEO/ I përfundoi kontrata me Atletico MADRID, vetëzyrtarizohet Luis Suarez

Jul 26 10:31 PM
VENDI

FOTO/ “Tradhtohet” nga klubi, futbollisti i PARTIZANIT shfaqet mbipeshë

Jul 26 10:16 PM
VENDI

TIRANA duhet të bëjë mirë llogaritë, fati e çon në KAZAKISTAN

Jul 26 10:07 PM
BOTA

Lajm i mrekullueshëm për Armando BROJËN, sulmuesi kuqezi rikthehet në stërvitje me Chelsea-in

Jul 26 10:00 PM
VENDI

Kampionati shqiptar në fushë, miqësore në Devoll dhe Tiranë (NDESHJET)

Jul 26 9:49 PM
KOSOVA

VIDEO/ Ballkani i Ilir Dajës i papërmbajtshëm, 10 gola çojnë suharekasit në turin e tretë të Conference League

Jul 26 9:42 PM
BOTA

Juventus e largon, Ramsey merr 3 milionë euro

Jul 26 9:28 PM
BOTA

Armenët e Pyunik bëjnë Dudelange të flasë me vete, çfarë shansi të madh do të kishte Tirana

Jul 26 9:00 PM
BOTA

90 minuta në fushë, Regi LUSHKJA kualifikohet me Sherif Tiraspolin

Jul 26 8:45 PM
KOSOVA

Ballkani i Dajës për t’u marrë shembull, 2 gola vendosin pjesën e parë

Jul 26 8:38 PM
BOTA

Mbyllet dera në Francë për Skriniar, befasohet mbrojtësi i Interit

Jul 26 8:18 PM
BOTA

Duel ëndrrash për ekipin shqiptar, Shkupi zgjedh formacionin titullar kundër Dinamos së Zagrebit

Jul 26 8:10 PM
VENDI

VIDEO/ Tirana kërkon mrekullinë në tokën boshnjake, kampionët përgatiten në Mostar

Jul 26 7:55 PM
GOSSIP

Me bikini Uanda Nara laget mbi jaht, “çmend” ndjekësit me videon e fundit 

Jul 26 7:35 PM
BOTA

Eriksenin e “joshi” trajneri, danezi e thotë hapur: S’erdha prej stemës

Jul 26 7:19 PM
Conference League

90 minuta larg kualifikimit, Ilir DAJA zgjedh titullarët

Jul 26 6:55 PM
VENDI

Dinamo e pret në Pogradec, Reginaldo shëtit në Mozambik me “mjetin” e ri (FOTO)

Jul 26 6:37 PM
BOTA

Dështimi në Champions League, PSG afron një psikolog në skuadër

Jul 26 6:20 PM
Conference League

Vllaznia rrit tensionin në Rumani, presidenti i kundërshtarëve kërcënon trajnerin: Mos mendo rezultat tjetër veç kualifikimit

Jul 26 6:01 PM
VENDI

EKSKLUZIVE/ Isli Hidi firmos në Kategorinë e Dytë, pranë akordit edhe Artur Magani

Jul 26 5:44 PM
VENDI

ZYRTARE/ Kontratë 2 vjeçare, BESA prezanton ish-lojtarin e Laçit

Jul 26 5:24 PM
VENDI

Doni të bëheni pjesë e Tiranës? Kampionët e Shqipërisë me njoftim të rëndësishëm

Jul 26 5:05 PM
SPORTMIX

Merkato në dalje, ylli i Vllaznisë firmos në Malin e Zi

Jul 26 4:47 PM
KRYESORE

Kontratë 3 vjeçare, ish-mbrojtësi i Partizanit mbetet në Superligë

Jul 26 4:30 PM
VENDI

Gilman LIKA rikthehet te Vllaznia, merr postin e rëndësishëm

Jul 26 4:09 PM
KRYESORE

ZYRTARE/ Egnatia “pa frena” në merkato, firmos me lojtarin e Santos

Jul 26 3:54 PM
BOTA

Tradhtia e Inter dhe biseda e parë me Mourinho, Dybala i përgjigjet zikaltërve: Këtu për të fituar

Sondazh

Cili ekip shqiptar do të shkojë më larg në Kupat e Europës?

View Results

Loading ... Loading ...

SHTYPI I DITËS

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

Itali – Serie A

Spanjë – La liga

Angli – Premier League

Gjermani – Bundesliga

  • Kryesore
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
  • FITNESS
  • Back to top
© NewSport.al 2021. All rights reserved.
Adresa: Rr. Emin Duraku, Hyrja nr.1, Ap.14, Tiranë
Kryeredaktor: Retin Toka
Tel: +355 (0) 695537777
Email: [email protected]
Website: http//newsport.al
NEWSPORT SHPK, NIPT: L61808003P