
Orkun Kokcu
Besiktasi ka përforcuar mesfushën e ekipit me një transferim nga klubi i Benficës. Bëhet fjalë për Orkun Kokcu i cili është larguar nga gjiganti portugez për t’u transferuar në kombin e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bardhezi i Turqisë përmes një komunikimi në faqen zyrtare. Orkun Kokcu është huazuar fillimisht tek Besiktasi, një huazim i detyruar për të blerë kartonin e lojtarit.
Këtë sezon 24-vjeçari do të jetë i huazuar në ekipin e Muçit dhe Rashicës, ndërsa verën e ardhshme Besiktasi do të paguajë 25+5 milionë euro për Kokcu. Mesfushori turk ishte pjesë e Benficës për dy sezone.
Bilgilendirme | Orkun Kökçü
— Beşiktaş JK (@Besiktas) July 11, 2025
???? https://t.co/TTHgngAHod pic.twitter.com/VYPo2u1hwr
Poll