
Amir Kahrimanoviç në radarin e Vllaznisë. Mesfushori që shkëlqeu me Erzenin mund të transferohet në Shkodër. Siç raporton shtypi i shkruar, kuqeblutë i kanë bërë ofertë lojtarit.
Megjithatë shuma e ofruar nuk është në pritshmëritë e tij, teksa deri më tani gjithçka ka mbetur në “vend-numëro”. Ende s’ka asnjë zhvillim të ri, por trajneri Migen Memelli e preferon shumë lojtarin.
Atij i ka përfunduar kontrata me shijakasit dhe në këtë mënyrë, është futbollist i lirë. Pritet të shihet se çdo të ndodhë me të, teksa në edicionin e shkuar, u aktivizua në 35 ndeshje ku arriti të realizojë edhe 8 gola.
Poll