Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

8-2 në Champions League? Takaj nuk i del ''inati'' me UEFA: U dënuam për rezultatin 5-1, po për sonte ç'na thoni?

Shkruar nga NEWSPORT
8-2 në Champions League? Takaj nuk i del ''inati'' me

Ndeshja mes Bayernit dhe Barcelonës e përfunduar me rezultatin 8-2 në çerekfinale të Champions League i ka befasuar të gjithë. Pritej fitorja e gjermanëve, pro as tifozi më i zjarrtë i Bayern nuk e imagjinonte një rezultat të tillë.

Menjëherë pas 90 minutëshit, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka bërë një postim në rrjetet sociale. Ai e quan të turpshme shfaqjen e sotme. Takaj nuk e kupton sesi mund të quhet e trukuar ndeshja mes Sportingut dhe Skënderbeut (e vlefshme për grupet e Europa League) e mbyllur me rezultatin 5-1, ndërsa jo takimi i sotëm që u mbyll 8-2. Ironia është e qartë dhe i drejtohet direkt instancave të larta të futbollit.

''Hahaha u alarmua uefa se u mund Skenderbeu me Sportingun 5-1 ne me 10 lojtar po kjo e sotmja si do quhet?'' - thotë Takaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga