
Ashtu si Kategoria e Parë edhe Kategoria e Dytë do të zbresë ditën e sotme në fushën e lojës për të zhvilluar ndeshjet e mbetura të javës së 17-të të kampionatit. 5 takime mjaft interesante do të luhen në orën 14:00, ku 10 ekipe do të kërkojnë 3 pikët e kësaj jave.
Pogradeci i vendit të dytë do të presë në shtëpi skuadrën e Labërisë, ndërsa Luftëtari kryesues udhëton në transfertë për të sfiduar Shkumbinin. Një tjetër duel delikat është edhe sfida mes Oriku – Delvina.
Gjithashtu vëmendjen e marrin edhe Maliqi që pret në shtëpi Devollin, ndërsa Turbina nga ana tjetër udhëton në transfertë për të sfiduar Këlcyrën.
Ndeshjet:
POGRADECI – LABËRIA
ORIKU – DELVINA
MALIQI – DEVOLLI
SHKUMBINI – LUFTËTARI
KËLCYRA - TURBINA