
Kukësi është skuadra kryesuese e Kategorisë Superiore pas 21-të javëve të luajtur. Verilindorët udhëheqin me 41 pikë, një pikë më shumë se Tirana.
Ditën e nesërme Kukësi do të luajë në transfertë ndaj Bylisit. Një fushë e vështirë për kukësianët pasi në ndeshjen e fazës së parë u mundën me përmbysje 2-1. Fitorja e fundit e Kukësit në "Adush Muça është 4 vite me parë në 2 prill 2016 me rezultatin 0-2. Atë sezon Bylis u rrëzua nga Kategoria për t'u rikthyer sërish këtë sezon.
Trajneri Shpëtim Duro e di mirë se kjo nuk do të jetë një ndeshje e thjesht dhe do të hedh në fushë 11-shen më të mirë. I vetmi dyshim është Gavazaj që ka pasur një problem fizik e vetëm sot do të vendoset nëse do të jetë në fushë apo jo. Titullar pritet ta nis dhe E'themi që po kalon një moment t ëmirë duke ulur në stol Rrocën.