
Ecuria pozitive e Kristal Abazajt te Luftëtari ka bërë që ende pa u hapur zyrtarisht merkatoja e janarit në adresim të klubit gjirokastrit të mbërrijnë ofertat e para për "xhevahirin" e ekipit. Interesimet për shërbimet e 21-vjeçarit kanë qenë të shumta si nga skuadra brenda vendit ashtu edhe nga jashtë Shqipërisë.
Së fundmi mësohet se klube nga Greqia dhe Zvicra kanë "trokitur" në derë të Luftëtarit për të bërë ofertën e radhës. PAOK-u në Greqi, Sioni në Zvicër dhe hoandezët e ADO Den Hang-ut janë hedhur në "sulm" për blerjen e kartonit të talentit të ri.
Klubi gjirokastrit kërkon plot 250 mijë euro për të lënë të lirë lojtarin dhe pritet të shihet në merkaton e janarit nëse kjo kërkesë do të plotësohet nga ndonjë prej klubeve të përmendura më sipër apo Abazaj do qëndrojë në Shqipëri.