
Saliou Sembene dhe Maguette Gueye prej ditësh nuk stërviten me Partizanin. Ky vendim është marrë nga vetë lojtarët në fjalë, teksa mungesa e hapësirave ka bërë që të kërkojnë largimin.
Mosha e re ka bërë që klubi i kuq të shohë potencial te ata dhe të lidhë kontrata 4-vjeçare para 1 viti, por tashmë gjithçka duket se largohet mes palëve çdo ditë.
Drejtuesit e Partizanit mësohet se me Sembene kanë pasur takim, duke i kërkuar dëmshpërblim për prishjen e kontratës. Tashmë nuk dihet si do shkojë në vijim çështja e dy lojtarëve, por klubi i kuq duket i vendosur të mos i lejë të lirë pa përfituar asgjë 2 të rinjtë me të cilët firmosi kontrata afatgjata.
Poll