
Kupa e Botës ka zhvilluar dy takimet e para çerkefinale, ku Kroacia dhe Argjentina kanë siguarar biletat për në gjysëmfinale. Emocinet e shumta nga takimet e sotme që nuk mjaftuan 90 minutat apo kohët shtesë për të përcaktuar fituesit, por çdo gjë u vendos nga penalltitë.
Surpriza kroate ishte ajo që spikati më së tepërmi. Në emisionin sportiv Qatar N’24, trajneri i Egnatias Shpëtim Duro ka folur mbi këtë surprizë, ku nuk ka nguruar të tregojë dhe një episode interesant me trajnerin Dalic.
Prononcimi:
Ka qenë në janar 2009, kemi pasur derbi Partizani-Dinamo, të cilën e drejtonte ai dhe kemi fituar ne 1-0. Direkt presidenti Sulaj e shkarkoi pas ndeshjes Dalic. Ka qenë edhe diçka e bukur se duke dalë jashtë stadiumit, po ikja në këmbë dhe pashë Shkëlqim Muçën që po kalonte me biçikletë. E përshëndeta dhe ika, të nesërmen shoh në media që u emërua trajner te Dinamo.
U shkarkua Dalic dhe pastaj pati karrierë në Arabi, por serbët dhe kroatët kanë menaxherë të jashtëzakonshëm në këto vende. U kthye provizorisht për dy ndeshje te Kroacia se kishin probleme me menaxhimin, fitoi dhe qëndroi, është ku është. Ka merita të padiskutueshme, kjo është historia e trajnerëve. Ka edhe fatin në mes, ajo është një ndeshje. Ndoshta atëherë kam qenë shumë më i avantazhuar se Daliç, por sot unë jam të Egnatina e Dalic te Kroacia. Kështu është futbolli, historia e trajnerëve.
Edhe këtu ka shumë trajnerë të mirë, por ne kemi nënvlerësim fshataresk me njëri-tjetrin, ka shumë trajnerë të mirë. Por jemi të këqij me njëri-tjetrin, jemi xhelozë, nuk ka besim te trajnerët shqiptarë. Nuk është si para 30 vitesh që kemi ndjenjë inferioriteti në çdo aspekt. Por tani shumë shqiptarë janë shumë më të avantazhuar, por ne gjithmonë me njëri-tjetrin kështu jemi