
Vllaznia ka zyrtarizuar dy afrime të reja në skuadër. Bëhet fjalë për Gledjan Pusin dhe Elidon Dulajn.
Të dy lojtarët janë prodhim i akademisë shkodrane. Në një njoftim të bërë në kanalin zyrtar, bëhej me dije se:
“KF Vllaznia dëshiron të bëjë e ditur se ka firmosur kontrata me dy prej futbollistëve më të spikatur të ekipit U21, kampion i vendit, pikërisht mbrojtësin Gledjan Pusi dhe mesfushorin Elidon Dulaj. Të dy ata do të jenë me ne për tre sezonet e ardhshme.
Suksese me fanellën kuqeblu Pusi e Dulaj!”
Kujtojmë që ndeshja Vllaznia – Linfield është programuar të zhvillohet nesër në orën 20:45.
Poll