Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Vllaznia lëviz në merkato, një 20-vjeçar lë për 1 vit shkodranët

Shkruar nga NEWSPORT

Klejdi Paloka do të huazohet te Otrant-Olympic në Ulqin. Ishte përfolur prej ditësh, ndërsa tashmë është klubi shkodran që ka zyrtarizuar marrëveshjen në fjalë.

Ai do të qëndrojë për një sezon me Otrant-Olympic për t’u rikthyer më pas sërish te kuqeblutë. Prodhim i Akademisë, Paloka pritet të rritet në aspektin profesional në mënyrë që t’i shërbejë skuadrës së Vllaznisë. Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare bëhej me dije;

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me FK Otrant-Olympic - Ulcinj për huazimin e futbollistit tonë Klejdi Paloka. Periudha e huazimit do të jetë për sezonin 2022-23 dhe ne i urojmë këtij lojtari paraqitje sa më dinjitoze me skuadrën e tij të re!

Suksese Klejdi Paloka!”

20-vjeçari luan si qendërmbrojtës dhe shihet si një futbollist me prespektivë. Tashmë do të provojë të kontribuojë në një skuadër të re si Otrant-Olympic.

Njoftimi i klubit shkodran
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga