Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

I “çau” rrjetën Serbisë në tokën “armike”, Rey Manaj mesazh “zemre” Kosovës para Turqisë

Shkruar nga NEWSPORT
I “çau” rrjetën Serbisë në tokën
Rey Manaj dhe përfaqësuesja e Kosovës

Sulmuesi i Kombëtares Rey Manaj, përmes “story”-it në rrjetin social “Instagram”, i ka dërguar mesazh përfaqësueses së Kosovës në prag të “finales” me Turqinë, për një vend në Botëror, e cila do të mbahet sonte në Prishtinë, stadiumi “Fadil Vokrri”.

“Hajde zemra e Shqipërisë. Ec kampion i vogël, bëje për ne”, ka shkruar Manaj në video, ndërsa në qendër janë dy djemë krahë për krahë me njëri-tjetrin, aty ku nuk mungojnë simbolet respektive.

Për të gjithë shqiptarinë, emri i Rey Manaj do të mbetet i “skalitur” në memorje me golin e fitores kundër Serbisë në Leskovc, 11 tetori i vitit 2025-së.

I “çau” rrjetën Serbisë në tokën
"Story" i Rey Manaj

 

Poll

Lexo gjithashtu