Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

FANTASTIKE/ “Armë” shtesë për Kosovën para finales, mbrojtësi lë Italinë dhe bashkohet me dardanët

Shkruar nga NEWSPORT
FANTASTIKE/ “Armë” shtesë për Kosovën para
Kosova

Kosova do të presë Turqinë të martën e 31 marsit, në kuadër të finales së “play-off” të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, do të nisë në orën 20:45.

Një mungesë e rëndësishme në këtë grumbullim, padyshim që ka qenë kapiteni Amir Rrahmani. Megjithatë, mbrojtja ka qenë solide edhe pa yllin e Napolit, i cili sigurisht që do të jetë mungesë e rëndësishme edhe përballë Turqisë.

Megjithatë, edhe pse nuk luan për shkaqe dëmtimi, Rrahmani do të udhëtojë drejt Prishtinës. Sipas gazetarit Arlind Sadiku, kapiteni i “dardanëve” do të jetë të martën në Prishtinë, për të mbështetur lojtarët e Kosovës.

Kujtojmë se në rast fitoreje, përfaqësuesja e Kosovës do të shkonte në Botëror. Aty do të grupohej me SHBA-në, Paraguajn dhe Australinë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arlind Sadiku (@arlindsadiku89)

Poll

Lexo gjithashtu