Ardit Osmani largohet nga Erzeni. Mbrojtësi i krahut të majtë firmosi në Shijak sezonin e kaluar e tashmë aventura e tij zgjat vetëm një sezon. Ka qenë vetë lojtari që përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije largimin e tij nga Erzeni.
25-vjeçari ka qenë pjesë e rëndësishme e Erzenit sezonin e kaluar, ndërsa tani njofton "divorcin" dhe bëhet gati për një aventurë të re. Mesfushori në të kaluarën ka luajtur me Besën dhe Korabi përpara se të firmoste me Erzenin gushtin e kaluar.

Poll
