Gonzalo Garcia
Como mund të transferojë Gonzalo Garcian. Ky i fundit nuk është më në planet e Real Madrid dhe Jose Mourinho nuk e sheh më pjesë të organikës për sezonin e ardhshëm.
Kështu, klubi i Serie A kërkon të përfitojë nga situata e 22-vjeçarit. Ky i fundit ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2030 dhe vlera e tij është rreth 30 milionë euro.
Megjithatë, duket se “Los Blancos” kërkojnë jo më pak se 40 milionë euro për ta lënë të lirë spanjollin. Pritet të shihet se si do të shkojnë bisedimet për këtë operacion mëse të mundur.
Poll
