Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Vesel LIMAJ prezantohet me skuadrën e re, i caktohet kontrata dhe numri mbi fanelë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vesel LIMAJ prezantohet me skuadrën e re, i caktohet kontrata dhe
Vesel Limaj është lojtari më i ri i skuadrës së Hermannstadt. Është klubi rumun që ka zyrtarizuar ish futbollistin e Tiranës. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, Hermannstadt bën me dije arritjen e marrëveshjes me 26-vjeçarin. Në videon e prezantimit shihet fantazisti i cili thotë fjalët e para për ekipin rumun. “Mirë se vini Vesel Limaj! Vesel Limaj është një mesfushor qendre. Ai u trajnua te moshat e skuadrave të njohur në Gjermani si Energie Cottbus dhe Hamburger SV. Në CV-në e tij janë edhe Hor, Bylis, Kukësi dhe Tirana për të cilat ka luajtur në 14 ndeshje duke shënuar 1 gol. Limaj ka arritur të ketë një titull kampion dhe një Superkupë të Shqipërisë me Tiranën dhe një Kupë Shqipërie me Kukësin. Futbollisti gjerman vlen 300 mijë euro dhe ka nënshkruar një kontratë për 18 muaj me ekipin tonë. Ai do të mbajë fanelën me numrin 10”, shkruhej në kanalin zyrtar të klubit rumun.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by AFC HERMANNSTADT (@afch_official)

 
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga