Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ U ngjit në Kategorinë e Parë si kampione, VORA bën goditjen e parë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ U ngjit në Kategorinë e Parë si kampione, VORA bën

FK Vora arriti të zinte vendin e parë në grupin A të Kategorisë së Dytë duke siguruar kështu ngjitjen në Kategorinë e Parë. Përpos kësaj ata arritën të fitonin edhe titullin kampion të Kategorisë së Dytë duke mposhtur në finale Elbasanin që doli i pari në grupin B. Ky sukses i ngjiti ata si kampionë në një kategori më lartë.

Tashmë ata kanë filluar nga puna për të krijuar një skuadër kompetitive që të militojë në Kategorinë e Parë dhe pse jo të provojnë ngjitjen në Superiore. Sot nëpërmjet një njoftimi në kanalin e tyre zyrtarë ne Facebook, Vora njofton se ka nënshkruar me mesfushorin Redon Zaza.

25-vjeçari e njeh mirë Kategorinë e Parë pasi ka luajtur me ekipe si Korabi dhe Besa, duke e bërë kështu si një vlerë të shtuar për skuadrën e Vorës.

Klubi i ka uruar mirseardhjen mesfushorit duke i uruar suksese me fanelën e ekipit të Vorës.

Postimi i plotë i FK Vora:

Zyrtare! Redon Raza është futbollisti i Vorës

Futboll Klub Vora njofton se mesfushori Redon Raza është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 25-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Redon Raza është aktivizuar me ekipe si Korabi, Besa.

Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen mesfushorit Redon Raza dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga