Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ U mposhtën në kryeqytet, trajneri i Kategorisë së Parë jep dorëheqjen e dytë në pak javë: Maskaradë e FSHF

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ U mposhtën në kryeqytet, trajneri i Kategorisë së

Trajneri i Burrelit, Samuel Nikaj ka dhënë dorëheqjen menjëherë pasi arbitri Klodian Shahini fërshëlleu për fundin e sfidës ndaj Dinamos. Humbja 1-0 me dinamovitët ka bërë që shkodrani të hedhë akuza të drejtpërdrejta ndaj FSHF për arbitrimin në fushë.

Gjithçka lidhet me golin e Raboshtës në fundin e sfidës së luajtur të shtunë në "Selman Stërmasi", me arbitrat që e anulluan për pozicion jashtë loje. Humbja ka bërë që Burreli të lëshojë vendin e parë në grupin A të Kategorisë së Parë, edhe pse tre ndeshje nga fundi i sezonit.

Kjo është hera e dytë në pak javë që Nikaj jep dorëheqjen, teksa duket se këtë herë gjithçka është e pakthyeshme. Ish-trajneri tanimë, ka akuzuar FSHF duke e quajtur maskaradë arbitrimin. "Nuk lejoj që asnjë të tallet me djerësn tonë dhe të lojtarëve të mi. Kështu s'vazhdohet dhe jap dorëheqjen këtu, nuk më kthen më askush. Nuk bëhem pjesë e një maskarade të thurrur nga FSHF. Le të më dënojnë po të duan për këto fjalë", tha mes të tjerash Nikaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga