Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Sylvinho u përfol për kalimin te gjigantët e Serie A, bardhezinjtë prezantojnë trajnerin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Sylvinho u përfol për kalimin te gjigantët e Serie A,
Sylvinho

Gjigantët e Serie A Betano në Brazil, Corinthians, ditën e sotme ka prezantuar trajnerin e ri, fjala është për Fernando Diniz. 52-vjeçari ka një “CV” të pasur, pasi ka fitur Kupën Libertadores me Fluminense, sikurse ka drejtuar kombëtaren e Brazilit.

Në kampionatin vendas, bardhezinjtë ndodhen në situatë shumë të vështirë, vendi i 16-të në renditje me vetëm 10 pikë pas 10 javësh, shumë pranë “zonës së ftohtë”.

Ecuria e keqe prej 8 ndeshjesh pa fitore radhazi, bëri që drejtuesit e Corinthians të marrin vendimin drastik, shkarkimin e Dorival Junior. Interesante është se në mediat braziliane, specifikisht "Bolavip", u përfol si opsion trajneri i Shqipërisë Sylvinho.

Por që prezantimi i trajnerit të ri te bardhezinjtë, i jep fund spekulimeve. Sylvinho ka kontratë me Kombëtaren deri në korrikun e këtij viti, ndërsa nuk ka një informacion konkret, nëse do vijojë me Shqipërinë, apo do nis aventurë të re profesionale.

Poll

Lexo gjithashtu