Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Solli Real Madridin dhe Cristiano Ronaldon në Shqipëri, biznesmeni Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg e i sekustrohen 18.3 milionë pasuri! Pastronte paratë e grupit “famëkeq”  

Shkruar nga NEWSPORT
Solli Real Madridin dhe Cristiano Ronaldon në Shqipëri, biznesmeni
Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Kaka dhe Rezart Taci

Këtë të martë, GJKKO ka dënuar me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi, i cili u akuza nga SPAK se ka pastruar paratë e grupit mafioz italian, Cosa Nostra.

Prokuroria e Posaçme, në pretëncën e saj kërkoi 13 vite burg, por GJKKO vendosi që biznesmeni i cili është në arrati, të vuajë 11 vite në qeli.

Po ashtu Taçit i është sekuestruar edhe 18 milionë eurot që do pastroheshin për llogari të grupit mafioz. Paratë ishin nisur nga Italia dhe do pastroheshin në Shqipëri, por u lokalizuan dhe u konfiskuan në bankën e nivelit të dytë "Alpha Bank" në Tiranë.

Në vendin tonë u arrestuan kunati dhe shoferi i biznesmenit Rezart Taçi, ndërsa në Itali të prangosur ishin disa. Artur Balla dhe Bledar Lilo, kunati dhe shoferi i Rezart Taçi, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar të dy me 21 vite burg në total.

Vetë biznesmeni i naftës është në kërkim ndërkombëtar dhe në mungesë kërkohen për të 13 vite burg. Prokurori Klodjan Braho ka treguar se këto para, ishin nisur nga një organizatë kriminale në Itali dhe në vitin 2023 kur u konfiskuan, përbënin një buxhet dyfish më të madh se ai vjetor që ka SPAK.

Për informacion, biznesmeni në fjalë solli ekipin e Real Madrid në Shqipëri, teksa “Galaktikët” lujatën miqësore kundër Gramozit në stadiumin e atëhershëm “Qemal Stafa”, e përfunduar 2 – 1 për spanjollët, 20 janar i vitit 2010-të.

Sfida përkoi me trofeun “Taçi Oil”. Kjo ngjarje, konsiderohet më e rëndësishmja e ndodhur në vendin tonë në planin futbollistik, pasi ishin në fushë yje botëror si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema apo Kaka.

Transferta e Cosa Nosta te "Alpha Bank" në Tiranë dhe roli i Rezart Taçit

SPAK dhe autoritetet homologe italiane finalizuan dy vite më parë një operacion që çoi në prangosjen e disa personave dhe sekuestrimin e mbi 18 milionë eurove, të cilat u bllokuan në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Ato ishin nisur nga Italia dhe do pastroheshin në Shqipëri.

Në vendin tonë u arrestuan kunati dhe shoferi i biznesmenit Rezart Taçi, ndërsa në Itali të prangosur ishin disa. Artur Balla dhe Bledar Lilo, kunati dhe shoferi i Rezart Taçi, janë shpallur fajtorë për "Pastrim parash"nga Gjykata e Posaçme dhe janë dënuar të dy me 21 vite burg në total. Vetë biznesmeni është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

18.4 milionë euro të mafies italiane "Cosa Nostra" u bllokuan në nëntor 2021 dhe sipas SPAK, Rezart Taçi do t'i pastronte përmes lëvizjes në disa banka në disa shtete dhe do merrte përqindjen. Konkretisht 16%. Pastrimi i parave prej organizatave kriminale ndërkombëtare.

Nga hetimet e SPAK, Artur Balla dhe Bledar Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n, të dy të arrestuar në Itali, të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre.

Ky rast është pasqyruar dhe në raportin vjetor të punës së Prokurorisë së Posaçme, në vitin 2024, ku tregohet rruga që ka ndjekur transferta e parave, të cilat rezultojnë se i përkisnin bandës mafioze famëkeqe italiane "Cosa Nostra".         

Poll

Lexo gjithashtu