Pas huazimit të Sokol Nezirit nga Flamurtari, Turbina bën të njëjtën edhe me Albi Metanin. Mesfushori i vlonjatëve do të kalojë në Cërrik për pjesën e mbetur të sezonit. Një përforcim shumë cilësor për trajnerin Bledar Devolli që do të ketë nën urdhërat e tij një fantazist si Metani.
Talenti 19-vjecar do të kalojë te Turbina në kërkim të minutave për të zhvilluar akoma më shumë cilësitë e tij. Turbina është hedhur me “kokë” në këtë merkato teks kanë zyrtarizuar deri tani plot 14 lojtarë me drejtuesit që po bëjnë çmos për të krijuar një ekip që do të sigurojë mbijetesën në Kategorinë e Parë.
Poll