Albers Keko ka mbyllur aventurën e tij me Korabin. Sulmuesi dibran ishte fantastik këtë sezon në Kategorinë e Parë duke udhëhequr Korabin drejt rezultateve pozitive.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Keko ka falenderuar të gjithë skuadrën, ndërsa u ruon suksese në vazhdim. Një mesazh nga 21-vjeçari, i cili arriti të shënonte këtë sezon 14 gola dhe dhuroi 2 asiste.
Tashmë dibranin e pret një aventurë e re. Te partizani do të synojë të kthehet në një lider në repartin e sulmit. Pjesmarrja në Europë e Demave është një plus për të, i cili do ta ketë si trampolinë për të ardhmen. Zyrtarizimi i Kekos te Partizani pritet të bëhet në ditët në vijim.
“Përshëndetje! Dua të falenderoj të gjithë tifozët dibranë të KF Korabit për mbështetjen e madhe gjatë sezonit të mrekullueshëm 2022-2023 dhe të vështirë sëbashku.
Falenderoj trajnerin, presidentin, stafin teknik dhe të gjithë çunat e ekipet për besimin dhe punën e tyre të palodhur.
Uroj nga zemra vetëm suksese për skuadrën e KF Korabi. Sa më shpejt në arritjen e objektivave.
Me respekt
Albers Keko”, ka shkruar sulmuesi dibran.
[caption id="attachment_695619" align="alignnone" width="374"] Postimi i Albers Kekos[/caption]