Elbasani nuk do t’i lërë asgjë rastësisë dhe drejtuesit kërkojnë të mos jenë kalimtar në Kategorinë e Parë. Drejtuesit kanë bërënjë sërë afrimesh me peshë, ndërsa nuk kanë lënë mënjanë as rinovimet.
Drejtuesit kanë arritur të rinovojnë me Orkest Gava. Lajmin e ka bërë të ditur klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Mesfushori 33-vjeçar ishte një pikë kyçe në formacionin e elbasanasve, pasi në 23 ndeshje ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në 8 raste.
"Kapiteni Gava rinovon me ekipin verdheblu për të vazhduar rrugëtimin e nisur sëbashku!
"Il Capitano" mbetet në shtëpi!", ka shkruar klubi.
[caption id="attachment_698219" align="alignnone" width="466"] Postimi i Elbasanit[/caption]
Poll