Tashmë është gjithçka zyrtare. Realf Zhivanaj është larguar përfundimisht nga Tirana. Lajmin ka zyrtarizuar vetë mbrojtësi kampion nëpëmrjet një postimi në rrjetet sociale, ndërsa ndihet falenderues për mundësinë e dhënë nga bardheblutë.!
“Disa ndjenja nuk mund të shpjegohen me fjalë. Faleminderit për gjithçka Tirana”, janë fjalët e përzgjedhura nga ish-lojtari bardheblu.
Kujtojmë se Zhivanaj u bë pjesë e kampionëve në vitin 2021 nga skuadra e Kastritotit, teksa nën urdhrat e Orges Shehi nuk mori minutat e dëshiruara, ndërsa tashmë është në kërkim të një ekipi të ri për pjesën tjetër të sezonit.
[caption id="attachment_674619" align="alignnone" width="162"] Postimi i Zhivanajt[/caption]