ZYRTARE/ “Prishen” negociatat me Tiranën, ABAZAJ: Unë s'e firmos fare këtë kontratë, po çohem e po iki (VIDEO)
Shkruar nga NEWSPORT
Surprizat te Tirana nuk mbarojnë kurrë dhe së fundmi klubi bardheblu ka gjetur një mënyrë unike për të zyrtarizuar Kristal Abazajn. Në rrjete sociale është ndarë një video e Abazajt me drejtorin Osmani ku palët nuk kanë rënë dakord për detajet e kontratës. Sipas Abazajt, kontrata e prezantuar është ndryshe nga ajo e folur më parë dhe largohet nga tavolina.
Mirëpo e gjitha është në kuadër të shakasë teksa sulmuesi ka firmosur dhe do të jetë lojtari më i ri i Tiranës. Kampionët në fuqi godasin edhe njëherë në merkato dhe bëhen një ekip që duhet ta kenë frikë cdo kundërshtarë pasi cilësia në skuadër është mjaft e lartë.