ZYRTARE/ Nuk mban më "ujë pilafi", dështimi sjell shkarkimin e trajnerit të Superiores
Shkruar nga NEWSPORT
Diego Longo nuk është më trajner i Teutës. Lajmin e bën të ditur vetë klubi durrsak me një postim në rrjete sociale ku zyrtarizon largimin e tij. Rezultatet negative dhe humbja e fundit me Vllazninë i vendosi kapakun me drejtuesit që kanë vendosur ta shkarkojnë që në javën e 5-të.
Në 5 ndeshjet e para Teuta numëron vetëm 4 pikë nga 15 të mundshme duke marrë 2 humbje, 1 fitore e 1 barazim. Longo u afrua në periudhën e verës dhe zhvilloi një fazë përgatitore të plotë me një grup lojtarësh që u ndërtua shpejt duke patur kohë të mjaftueshme për konsolidimin e tyre.
Mirëpo, aventura e tij ndërpritet më shpejt se ç’u mendua dhe stoli i Teutës tani mbetet bosh ndërsa italiani duhet të gjejë një tjetër detyrë. Mbetet të shihet se kush do të ulet në stolin e bregdetarëve tashmë.