
Henrique Dalbert është larguar sërish nga Interi. Mbrojtësi i majtë brazilian ishte në huazim sezonin e kaluar te Rennes, ndërsa gjatë kësaj merkato u rikthyer sërish te zikaltërit, por për t'u larguar sërish.
Duke parë që Dalbert nuk është në planet e Inzaghit, drejtuesit e klubit vendosën ta largonin sërish dhe ditën e sotme, braziliani ka firmosur me Cagliarin.
Ka qenë vetë klubi italian që ka prezantuar lojtarin përmes një postimi në faqen zyrtare. Dalbert do të huazohet deri në fund të sezonit, kurse Cagliari do të ketë të drejtën e blerjes nëse mbrojtësi do të bindë me paraqitjet e tij.
Bem-vindo, Dalbert
— Cagliari Calcio (@CagliariCalcio) July 21, 2021
#forzaCasteddu pic.twitter.com/WnOggUX4NN
Poll