Milan - Udinese
Milan është mposhtur në shtëpi nga Udinese, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “San Siro”, përfundoi me shifrat 0-3.
Dopieta e Arthur Atta dhe goli i Ekkelenkamp i dhanë fitoren skuadrës nga Udine. Një humbje e turpshme për kuqezinjtë e Allegrit, të cilët “lajnë duar” me garën e titullit, por vendosin në rrezik edhe zonën Champions.
Kështu, Milan mbetet në vendin e tretë me 63 pikë, 5 më shumë se Como e vendit të katërt, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak. Në krahun tjetër me 43 pikë, Udinese mban vendin e 10-të.
GOLAT:
Goli i Atta (Milan 0-1 Udinese)
Goli i Ekkelenkamp (Milan 0-2 Udinese)
Goli i Atta (Milan 0-3 Udinese)
Poll
