Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Lookman i “iku nga duart”, Inter troket sërish tek Atalanta

Shkruar nga NEWSPORT
Lookman i “iku nga duart”, Inter troket sërish tek Atalanta
Marco Palestra

Inter po e ndjek seriozisht talentin italian Marco Palestra për merkaton e verës. Sipas mediave italiane, ai shihet si një nga objektivat kryesorë të Interit për krahun e djathtë, sidomos nëse largohet Denzel Dumfries. 

Palestra, që është në pronësi të Atalanta dhe luajti në huazim te Cagliari, ka bërë sezon shumë të mirë në Serie A me gola, asiste dhe paraqitje duke marrë dhe çmimin si mbrojtësi më i mirë në Serie A. Kjo ka tërhequr interes jo vetëm nga Interi, por edhe nga Juventus, Manchester City, Liverpool dhe Arsenal. 

Problemi kryesor për Interin është çmimi. Atalanta kërkon rreth 40–50 milionë euro dhe nuk dëshiron ta shesë lehtë, sepse e konsideron një nga talentet më të mëdha italiane të momentit. Interi thuhet se ka menduar një ofertë rreth 35 milionë euro, por deri tani Atalanta nuk është bindur. 

Vetë Palestra ka folur së fundmi për interesimin e Interit dhe nuk e ka përjashtuar transferimin. Ai tha se është i fokusuar te Cagliari për momentin, por “do ta shohim në verë”. 

Në Itali po flitet se trajneri i Interit e vlerëson profilin e tij, por klubi nuk dëshiron të hyjë në “ankand” me klubet angleze nëse çmimi rritet shumë.

Poll

Lexo gjithashtu