Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Fundjava në Superiore, e shtuna "e ngjeshur" me përplasje të rëndësishme! Kryefjalën e merr derbi i kryeqytetit, Partizani e mbyll me Bylisin

Shkruar nga NEWSPORT
Fundjava në Superiore, e shtuna "e ngjeshur" me përplasje
Abissnet Superiore

Fundjava do të jetë e mbushur me përballje interesante në Abissnet Superiore, në të cilën do të luhet java e 32-të. E shtuna pritet të jetë më e ngarkuar pasi do të luhen plot 4 ndeshje, ku kryefjalën pritet ta marrë derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Tiranës.

Ndeshjet e para do të luhen në orën 16:00 ku Egnatia do të presë në shtëpi Flamurtarin, ndërsa Vllaznia luan në transfertë përballë Vorës.

Tri orë më vonë, vëmendjen pritet ta marrin dy sfidat e radhës mes Teutës dhe Elbasanit si dhe derbi në kryeqytet mes Dinamos dhe Tiranës, të përcaktuara për t'u zhvilluar në orën 19:00.

Të dielën, i vetmi duel që do të mbyllë dhe llogaritë e kësaj jave është ajo mes Partizanit dhe Bylisit në "Arena e Demave", e planifikuar për t'u luajtur në orën 19:00.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu