Kerim Alajbegovic po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje si një nga talentet më premtues të rajonit, duke u kthyer në një pikë referimi për kombëtaren e Bosnjës dhe Hercegovinës.
18-vjeçari ka qenë vendimtar në ndeshjet “play-off”, ku realizoi penalltinë që i dha kualifikimin ndaj Uellsit. Por ai la gjurmë edhe në përballjen me kombëtaren e Italisë falë paraqitjes së tij të guximshme në repartin ofensiv.
Forma e mirë dhe potenciali i tij nuk kanë kaluar pa u vënë re, me Milan që e ka futur në radar për merkaton e verës, duke e konsideruar si një investim për të ardhmen. Pritet të shihen lëvizjet që do të bëjë drejtori Igli Tare.
Kujtojmë që Kerim Alajbegovic aktivizohet me Salzburg, ndërsa këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar në 3 të tjerë. Vlera e tij në "Transfermarkt" është 15 milionë euro.
