Pak ditë më parë, Fulvio Pea njoftoi largimin nga Federata Shqiptare e Futbollit si drejtor teknik në Shqipëri, vend ku kaloi 3 vite e gjysmë të punës së tij në këtë sektor.
Lajmin, Pea e publikoi në rrjetin e tij social në Instagram, duke falenderuar federatën dhe presidentin Armand Duka për bashkëpunimin e kryer në këto vite. E teksa, një kapitull me vlerë u mbyll për të, një tjetër pritet të hapet për italianin i cili pritet të rikthehet në vendlindje, aty ku e pret Interi.
Gazzetta Dello Sport shkruan se bëhet fjalë për një projekt në të cilin ai do të angazhohet tek të rinjtë e klubit zikaltër, te moshat U-23. Pea do të ndihmojë kështu Michele Sbravatin i cili do të jetë dhe udhëheqësi i akademisë.

