Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Në Milano e duan me çdo kusht! Cesc Fabregas lë thatë Interin, zbulohet ëndrra e trajnerit spanjoll

Shkruar nga NEWSPORT
Në Milano e duan me çdo kusht! Cesc Fabregas lë thatë
Cesc Fabregas

Cesc Fabregas po kthehet me shpejtësi në një nga trajnerët më të vlerësuar në Europë, falë punës së tij mbresëlënëse me Como. Me një skuadër modeste, spanjolli ka arritur rezultate surprizë, duke e afruar ekipin me një kualifikim të mundshëm në UEFA Champions League.

Performancat e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re, me klube si Inter dhe Roma që kanë shfaqur interes konkret. Megjithatë, Fabregas ka zgjedhur të qëndrojë te Como, duke i qëndruar besnik projektit që ka nisur.

Sipas “Mundo Deportivo”, ëndrra e tij mbetet Arsenal, klub ku ai shkëlqeu si lojtar. Nëse situata e Mikel Arteta përkeqësohet pas rezultateve të fundit, Fabregas mund të jetë kandidati kryesor për të marrë drejtimin dhe për ta rikthyer skuadrën drejt titullit në Premier League.

Poll

Lexo gjithashtu