Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E ka mbyllur me Interin? Gazetari turk "i prish punë" yllit të mesfushës, zbulohet klubi i tij i ardhshëm

Shkruar nga NEWSPORT
E ka mbyllur me Interin? Gazetari turk "i prish punë" yllit
Calhanoglu - Kristjan Asllani

Interi është shumë pranë titullit kampion në Serie A, edhe pse do të duhet të luhen dhe 6 javët e mbetura të sezonit. Ndalesat e rivalëve ndjekës, kanë përforcuar akoma më shumë këtë ndjesi tek zikaltërit, të cilët presin vetëm matematikën për të festuar.

Në krahun tjetër, në radhët e kryesuesve priten ndryshime pasi shumë lojtarë ende nuk kanë rinovuar dhe të tjerë mund të largohen nëse ofertat që do të vijnë do të përmbushin kërkesat e drejtuesve. 

Një prej tyre është dhe Hakan Calhanoglu i cili kërkohet me insistim në Turqi e më konkretisht tek Galatasaray. Kontrata e tij me klubin është e vlefshme deri në qershor të vitit 2027, mirëpo sirenat turke po e tundojnë mesfushorin që të largohet pas 5 sezonesh nga Milano.

Është vetë gazetari turk, Taner Karaman, i cili beson se kjo tratativë do të kryhet gjatë verës së ardhshme, duke theksuar interesimi i gjigantit të superligës turke ka qenë i vazhdueshëm dhe po përgatitet për të bërë të vetin 32 vjeçarin.

Kujtojmë se kalimi i Calhanoglu tek kjo skuadër u bë pikërisht nga rivali i përjetshëm i Milanit në përfundim të sezonit 2020-2021, me parametra zero, teksa me Interin ka luajtur në 210 ndeshje ku ka shënuar 48 gola dhe ka kontribuar me 38 asiste. 

Poll

Lexo gjithashtu