Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Vedat Muriqi vendos për të ardhmen, arrin marrëveshjen me klubin e Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
Vedat Muriqi vendos për të ardhmen, arrin marrëveshjen me klubin
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi duket pranë rikthimit te Fenerbahce, pasi sulmuesi shqiptar u ka shprehur drejtuesve të klubit turk dëshirën për të veshur sërish fanellën verdheblu. Tashmë mbetet që klubi i Superligës turke të gjejë gjuhën e përbashkët me Mallorcën për finalizimin e marrëveshjes.

Klubi spanjoll do të luajë sezonin e ardhshëm në La Liga 2 pas rënies nga kategoria, por kontrata e Muriqit deri në vitin 2029 i jep Mallorcës avantazh në negociata. Drejtuesit spanjollë synojnë të përfitojnë maksimalisht nga transferimi i bomberit shqiptar.

Muriqi zhvilloi një sezon të shkëlqyer në La Liga, duke realizuar 23 gola, megjithëse Mallorca nuk arriti të siguronte mbijetesën. Sulmuesi ka lënë gjurmë edhe në aventurën e tij të mëparshme te Fenerbahce dhe duket i vendosur për një rikthim në Turqi.

Poll

Lexo gjithashtu