E ardhmja e sulmuesit brazilian, Vinicus, ka marrë trajtën e një “labirinti” te Real Madrid. Përflitet se 25-vjeçari ishte “sebepi” që çoi në shkarkimin e ish-trajnerit Xabi Alonso nga “Galaktikët”.
Po ashtu, një tjetër “tezë” që e largon nga Madridi është mosmarrëveshja e amerikano-latinit me “kolegun” ofensiv Kylian Mbappe. Për këtë temë, Vincius ka dhënë versionin final, duke “shuar” çdo dilemë:
“Unë dua të qëndroj te Real Madrid gjatë gjithë jetës sime, por nuk jam me nxitim për të rinovuar. Kam kontratë deri në vitin 2027.
Ky është klubi i ëndrrave të mia. Nuk e kam imagjinuar kurrë veten jashtë Real Madrid. Presidenti më beson dhe unë i besoj atij”. Futbollisti me numrin “7” te madrilenët vlen 150 mijë euro, sipas “Transfermarkt”.
