Antonio Rudiger & Vini Jr
Antonio Rudiger do të vazhdojë që të jetë pjesë e Real Madrid. Qendërmbrojtësi gjerman dhe klubi i LaLiga-s spanjolle, kanë rënë dakord për të zgjatur bashkëpunimin mes tyre.
Kontrata aktuale e 33-vjeçarit përfundon këtë verë, mirëpo ai ka rënë dakord për të rinovuar deri në qershor të vitit 2027. Kështu, lideri i mbrojtjes madrilene do të vazhdojë aventurën me “Los Blancos”.
Kujtojmë që Rudiger është pjesë e Real Madrid që prej korrikut të vitit 2022, kur u “rrëmbye” falas nga Chelsea. Më herët, 33-vjeçari ka luajtur edhe për ekipe të njohura si Borussia Dortmund, Sttutgart dhe Roma.
View this post on Instagram
Poll
