Pasi ka “kryer” transferimin e Anthony Gordon për 80 milionë plus bonuse, Barcelona s’e ka në plan të ndalet. Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, klubi katalanas është gati për një tjetër blerje të bujshme.
Barcelona po përgatit ofertën e parë zyrtare për yllin e Atletico Madrid, Julian Alvarez. Pas takimit me agjentin e lojtarit, katalanasit do të dërgojnë në zyrat e “Los Colchoneros” ofertën e parë për futbollistin argjentinas.
Tashmë, vendimi i takon klubin madrilen. Ndërsa Barcelona kërkon që të mbyllë këtë “operacion” para Kupës së Botës, për të shmangur klubet e tjera që mund të futen në garë për Alvarez.
Kujtojmë se 26-vjeçari u ble për 75 milionë euro nga Man City në vitin 2024. Ndërsa tani, Atletico Madrid nuk kërkon ta lëshojë pa të paktën 90 milionë euro, por mbetet të shihet oferta e Barcelonës.
View this post on Instagram
