Pas 500 ndeshjesh, 212 golash, 100 asistesh dhe 3 trofesh me Atletico Madrid, sulmuesi francez, Antoine Griezmann ka përshëndetur për herë të fundit tifozët e “El Colchoneros”.
Pas ndeshjes me Gironën në Madrid, numri “7” u vendos në qendër të stadiumit, ndërsa të pranishmit e duartrokitën. Në ekranet e "Metropolitano", u pasqyrua i gjithë rrugëtimi i Griezmann me Atleticon, aty ku partnerja e lojtarit dhe vetë protagonisti nuk mundën t’i mbanin lotët.
Dozat e emocionalitetit u përjetuan edhe te tifozët, të prekur dhe me lotë në sy. Edhe pse kaloi kohë të gjatë me Atletico Madrid, transalpini nuk e fitoi kurrë La Liga-n apo Champions League, pavarësisht klasit dhe kontributit të “çmuar” për ekipin madrilen.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
