Fiorentina
Fiorentina ka fituar në shtëpi përballë Lazios, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Serie A italiane. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Artemio Franchi”, përfundoi me shifrat 1-0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Robin Gosens. Mbrojtësi me origjinë gjermane e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 28-të, falë një pasimi të marrë nga Harrison.
Kështu, “vjollcët” i largohen shumë zonës së ftohtë, duke u ngjitur në vendin e 15-të me 35 pikë. Në krahun tjetër me 44 pikë, Lazio mbetet në “mesin e artë”, në vendin e 9-të.
Goli i Gosens (Fiorentina 1-0 Lazio)
Poll
