Stavro Pilo ishte ndër lojtarët më të spikatur në sfidën mes AEK-ut të Athinës dhe Rayo Vallecanos në ndeshjen e kthimit të vlefshëm për çerekfinalet e UEFA Conference League. Takimi në Greqi përfundoi në favor të vendasve në shifrat 3-1, por nuk mjaftoi që skuadra të prekte gjysmëfinalen, kjo dhe për shkak të disavantazhit në ndeshjen e parë të cilët spanjollët e fituan 3-0.
Në minutën e 13-të, mbrojtësi shqiptar asistoi mjaft bukur nga një rivënie anësore drejt zonës, duke gjetur saktë sulmuesin Zini i cili ndëshkoi portën e miqve me një goditje potente duke çuar shifrat në 1-0.
Në përgjithësi, loja e Pilos ishte kompakte dhe shumë aktive përgjatë 90 minutave, duke u munduar në çdo cep të fushës që të ndihmonte të tijët të arrinin kualifikimin, por goli Palazon në minutën e 60-të ndërpreu këtu rrugëtimin europian të dyshes së shqiptarëve. Mbrojtësi u vlerësua në fund me notën 7.0, duke u renditur krahas më të mirëve të këtij dueli.
Po ashtu, edhe Thomas Strakosha mori një notë pozitive, edhe pse u gjend i pafat tek goli i pësuar në pjesën e dytë. Gardiani i portës u vlerësua me notën 6.8.
Pasimi i Pilos për Zinin te goli i parë

