
Tashmë gjithçka është zyrtare. Qatip Osmani është trajneri më i ri i Vllaznisë, i cili zëvendëson kështu në stol Migen Memellin e larguar.
Ish-timonieri i Shkëndijës së Tetovës ka zhvilluar ditën e sotme edhe stërvitjen e parë me kuqeblutë, ndërsa është prezantuar edhe para lojtarëve. Bashkë me Osmanin në staf do të jenë edhe Bashkim Ljivoreka, i cili do të jetë zëvendëstrajner.
“Klubi i Futbollit Vllaznia dêshiron të informojë opinionin publik se trajneri i ri i ekipit tê parë të Vllaznisë do të jetë z. Qatip Osmani. Ai vjen te skuadra jonë pas një karriere të suksesshme tek Shkêndija e Tetovës me të cilën ka fituar 5 trofe. Bashkë me të, në stafin e Vllaznisê do të jetë edhe z. Bashkim Ljivoreka që do të ketë detyrën e zëvendêstrajnerit.
Mirë se erdhët në familjen kuqeblu profesor Qatipi dhe Bashkimi”, thuhet në postimin e klubit.