Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Merr fund çështja Matondo, festë te Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Merr fund çështja Matondo, festë te Partizani

Më në fund vjen fundi i sagës ‘Matondo’ te Partizani. Klubi i kuq bën të ditur për publikun në rrjete sociale se ka arritur marrëveshjen me klubin turk Hatayspor për transferimin e lojtarit në Turqi.

“Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me klubin turk Hatayspor për trasferimin e lojtarit Masanga Matondo. Kampionët e shqipërisë kanë konkretizuar sot marrëveshjen për transferimin me titull definitiv te mesfushorit 24 vjeçar te Hatayspor skuadër e cila këtë seson është pjesë e Superligës turke”, shkruan Partizani.

Matondo ishte kthyer në një çështje të nxehtë pas largimit të tij nga skuadra pa dëshirën e klubit duke mos pranuar të kthehej pavarësisht se ishte nën kontratë. Mbetet ende e pazbuluar se sa ka përfituar Partizani nga shitja e tij, me lojtarin që ka një vlerë prej plot 500 mijë eurosh në Transfermarkt.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga