
Vllaznia nuk ka kohë për të humbur. Shkodranët vetëm pak minuta më parë bënë edhe zyrtarizimin e dytë ditën e sotme. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kuqeblutë kanë zyrtarizuar firmën me Redon Dragoshin.
Mbrojtësi sezonin që u mbyll e përfundoi me Kukësin, teksa tashmë do të synojë të jetë protagonist në “Loro Boriçi”. 23-vjeçari do të mbajë veshur fanelën kuqeblut për 3 vitet e ardhshme.
“Vllaznia zyrtarizon edhe afrimin e Redon Dragoshit në rradhët e saj. Mbrojtësi 23 vjeçar është përforcimi i rradhës për skuadrën tonë. Dragoshi vjen nga skuadra e Kukësit dhe për tre vitet e ardhshme do të jetë kuqeblu.
Mirë se erdhe Redon!”, shkruan Klubi shkodran.
Poll