Komisioni i Disiplinës zbardhi tre vendimet e tjera për ndeshjet e javës së kaluar në futbollin shqiptar.
Organi ligjvënës në FSHF dënoi klubin e Flamurtarit me gjobë prej 200 mijë lekësh për sjellje të gabuar të spektatorëve në sfidën e fundit në Kupën e Shqipërisë ndaj Tiranës.
Ndërkohë edhe zyrtari i klubit të Apolonisë Erjon Hamitaj është pezulluar me dy ndeshje për protesta ndaj zyrtarit të takimit Kukësi-Apolonia në Kupën e Shqipërisë 2-0.
Flamurtari u gjobit para tre ditësh sërish me 100 mijë lekë për sjellje të gabuar të tifozëve në sfidën polemizuese të kampionatit me Kukësin, për të cilën skuadra dhe tifozët vlonjatë sulmuan ashpër arbitrin Olsi Sokoli për vendime të padrejta në dëm të ekipi kuqezi.
Më poshtë zbardhet i plotë vendimi i sotëm i Komisionit të Disiplinës:
"Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 08.02.2019
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit".
Vendimi i sotëm i Komisionit të Disiplinës