Amir Saipi mund të ndryshojë skuadër në dritaren e ardhshme të transferimeve. Portieri i Kosovës, i cili luan në Zvicër me Luganon është pikasur nga Bodo/Glimt, surpriza e këtij edicioni në Uefa Champions League.
Norvegjezët kanë në plan të ndërhyjnë në merkato për të përforcuar pozitat në kampionat, si dhe në edicionin e radhës të kualifikueseve në Champions dhe besojnë se Saipi mund të jetë një investim i çmuar në katërkëndëshin e portës.
Gjithçka mbetet në kuadër të spekulimeve dhe pritet përfundimi i sezonit për të qartësuar pozitat mes palëve.
Kujtojmë që kjo skuadër shkaktoi surprizën duke eleminuar nga gara kundërshtarë si Inter, Atletico Madrid dhe Manchester City, duke fituar kështu respektin e opinionit sportiv për mënyrën se si u prezantua në fushë, me vendosmëri dhe besimin e një grupi që nderoi mbarë popullin norvegjez.
Nach fünf Jahren bei Lugano steht Amir Saipi vor dem Absprung. Der kosovarische Nati-Goalie zieht das Interesse von Bodö/Glimt auf sich. https://t.co/gP9twuLxxE
— Blick Sport (@Blick_Sport) April 7, 2026
