Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vora-Teuta, ndeshja që mbyll javën e 30-të në Abissnet Superiore! FSHF cakton arbitrat e sfidës (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Vora-Teuta, ndeshja që mbyll javën e 30-të në Abissnet
Fotomontazh / Arbitrat - Superiore

Vora dhe Teuta do të përballen në orën 15:00, në kuadër të javës së 30-të të Abissnet Superiore që do të mbyllet pikërisht në stadiumin "Vora". 

Për këtë përballje të rëndësishme, ku luhen "mbijetesa" dhe gara për zonën europiane, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur dhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel. Emanuela Rusta do të jetë kryesorja e sfidës, e cila do të asistohet nga Mario Shazivari, Rejdi Zajmi dhe Erjon Bastari. 

Arbitër i katërt është emëruar Eduart Gjini, ndërsa në dhomë e sistemit VAR do të jenë Prek Pjetrushi bashkë me asistentin e tij Daniel Vrapi dhe në aVAR Olti Skifteri.

Arbitër kryesor: Emanuela Rusta
Asistent 1: Mario Shazivari
Asistent 2: Rejdi Zajmi

Asistent 3: Erjon Bastari
Arbitër i 4: Eduart Gjini
VAR: Prek Pjetrushi

Asistent 1: Olsion Yzeiraj

Asistent 2: Daniel Vrapi
aVAR: Olti Skifteri

Poll

Lexo gjithashtu