ZYRTARE/ Kërkojnë elitën, Nevil DEDE ulet në stolin e ELBASANIT
Shkruar nga NEWSPORT
Nevil Dede tashmë zyrtarisht është trajneri i ri i Elbasanit. 48-vjeçari do të nisë menjëherë nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ku do të garojë në Kategorinë e Parë.
Zyrtarisimin e ish-kapitenit të njohur e ka bërë vetë klubi nëpërmjët një postimi në rrjetet sociale, ndërsa prezantimi do të bëhet ditën e mërkurë në orën 13:00 në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena”.
“Nevil Dede trajner i ElbasanitJu njoftojmë zyrtarisht se Nevil Dede do të jetë "timonieri" i ekipit verdheblu për sezonin e ardhshëm.Prezantimi i trajnerit Dede do të zhvillohet të mërkurën në orën 13:00 në ambientet e stadiumit 'Elbasan Arena'”, tuhet në postimin e elbasanasve.
kujtojmë se na Elbasan tifozët e "adhurojnë, pasi Dede me shiritin e kapitenit në krah do të fitonte titullin kampion në sezonin 2005-2006 me KF Elbasanin, teksa tashmë do të kërkojë t'i ngjisë në Superiore.